Toscana e Shqipërisë/ Lezhë, Fishta tërheq vëmendjen e shumë pushuesve

23/06/2024 13:06

Turistët e konsiderojnë si Toscana e Shqipërise, jemi pak km larg qytetit të Lezhës në Fishten e vogël të madhit  “At Gjergj Fishta”, një fshat i cili vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e mjaft turistëve kryesisht atyre të huajt  për bukuritë natyrore që ky fshat ka mikpritjen nga banorët e zonës e po ashtu ushqimet tradicionale.

“Është një eksperiencë shumë e bukur, është bukur kur sheh që gjithçka qe konsumon është e rritur në këtë fshat, ushqimi është i freskët dhe shumë i mirë. Fshati është shumë i bukur, kur vjen nga lart shikon të gjitha fermat e banorëve, dhe çdo gjë që rritet këtu është fantastike. Banorët janë shumë mikpritës, shume miqësor dhe e kam shijuar shumë. Ushqimi shumë i mire, mishi i freskët, djathë i freskët dhe provuam petulla me mjaltë tradicionale shqiptare ishin shumë të mira”.

” Të jem i sinqertë nuk kam dëgjuar shumë, por di që ka ushqim të mirë, na pëlqeu si fshat dhe vendosem të vinim. Jam i impresionuar nuk e prisja që të ishte aq bukur. Ka male të bukura, ka pafund gjelbërim nuk prisja të kishte aq shume gjelbërim. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe të ndihmojnë për çdo gjë.

“Është hera e parë që jemi këtu, e gjeta këtë vend në Youtube, dhe jemi të impresionuar”.

Më thuaj diçka për natyrën, e cilësojnë këtë fshat si Toscana e Shqipërisë, a ngjan i tillë?

“Perfekt, perfekt e ke thënë shumë mirë, është ndryshe nga jugu, kjo zonë e veriut është shumë e bukur. Ka gjelbërim, është më i pastër, dhe kemi gjetur shumë mikpritje.

Një fshat i vogël si Fishta por me njerëz me zemër të madhe që presin mbi 100 mijë turistë në vit të tërhequr jo vetëm nga natyra, por edhe nga punimet artizanale e ushqimet tradicionale vendase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA