Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Kosovë.

Ndërsa ai vizitoi Gllogjanin, komuna e Deçanit e nderoi me titullin “Qytetar nderi i Deçanit”,

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se bashkë me presidentin Begaj, kanë nderuar të rënët për liri, ndërsa ka ndarë edhe pamje nga takimi.

“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”. Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA