Sali Berisha foli sot për mediat e huaja në lidhje me marrjen e vulës dhe një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës në PD.

Me deklaratën e tij ai la të kuptohej se dera është e mbyllur për bashën, teksa e bën përgjegjës për disa gjëra.

“Besimi im është i plotë. Ne jemi në betejë dhe këto ditë e kam deklaruar. Pas vendimit të Gjykatës kam ftuar çdo demokrat të bashkohemi, nuk ka vend për festë, ka vend për betejë.

Betejën e madhe e kemi përpara, ne qëndruam, nuk u shuam, nuk u vumë nën kontroll. Sot Shqipëria ka një opozitë që të vërtetë, por nuk kemi realizuar qëllimin tonë, të votojnë shqiptarët të lirë.

Deputetë ka që po kthehen, dhe dera është plotësisht e hapur, Lulzim Basha i ka mbyllur vetë vetes çdo derë, përveçse asaj të turpit. Ai është një nga përgjegjësit më kryesorë, mos më kryesori, për të gjithë procesin e instalimit të narko-diktaturës në Shqipëri nga Edi Rama.

Hapi rrugë dhe i krijoi Ramës mundësi për të vepruar në këtë mënyrë. Për të tjerët, dera është e hapur. Ka deputetë që kanë ardhur dhe të tjerë që do të vijë. Situatën e kemi shumë të vështirë”, tha Berisha.

Për sa i përket pasuesit në drejtimin e PD-së, ku shpesh është përfolur se do të jetë vajza e tij, Argita Malltezi, ish-kryeministri dha një përgjigje.

“Kjo nuk do të thotë kurrë se ata mund të përdorin trashëgiminë familjare për këtë apo atë pozicion. Nëse ata kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë. Gjithë  hierarkitë në Partinë Demokratike duhet t’i nënshtrohen proceseve të zgjedhjeve demokratike në këtë parti”, tha Berisha.

Top Channel