Pas dy ndeshjesh në Grupin D, Holanda mban kreun me katër pikë, aq sa edhe Franca teksa në ndeshjen e fundit “tulipanët” do të përballen me Austrinë. /Supersport
Holanda dhe Franca e mbyllën në një barazim pa gola ndeshjen e dytë të Grupit D, teksa “tulipanëve” mund t’ju mbetet peng një gol i anuluar në pjesën e dytë
Xavi Simons gjeti rrugën e rrjetës, por Dumfries ishte në rrezen e portierit Maignan dhe pas ndërhyrjes së sistemit VAR, goli u anulua. Mirëpo, kundër këtij vendimi del plotësisht mbrojtësi i Inter i cili theksoi se VAR u vonua shumë për të marrë një vendim ndërsa shtoi se ai nuk ishte në rrezen e portierit Maignan.
“Është një mëkat që u anulua ai gol. Unë në fakt isha afër portierit, por nuk isha në rrezen e tij. Nuk e kam penguar. Megjithatë, në fund morëm një rezultat pozitiv, ne e dimë mirë forcën që kemi si skuadër. E vetmja notë negative është se nuk morëm vendimin e duhur në pasimet e fundit”, u shpreh Dumfries.
Pas dy ndeshjesh në Grupin D, Holanda mban kreun me katër pikë, aq sa edhe Franca teksa në ndeshjen e fundit “tulipanët” do të përballen me Austrinë. /Supersport
Top Channel