Vërtet elefantët e thërresin njëri-tjetrin me ‘emra të përveçëm’? (fotot)

22/06/2024 16:56

Një studim i fundit i kryer në Kenia zbulon se elefantët përdorin ‘emra individualë’ për anëtarët e tufës së tyre.

Studiuesit thanë se duke përdorur inteligjencën artificiale mund të demonstronin sesi gjitarët gjigantë kishin emra të veçantë për njëri-tjetrin, ose diçka te ngajshme.

Në studimin e publikuar në revistën ‘Nature Ecology and Evolution’, thuhej se elefantët e savanës në Kenia ishin vëzhguar e dëgjuar nga një makineri me program të sofistikuar zëri, që analizonte thirrjet e lëshuara mes dy tufave të elefantëve.

Studimi kryer në rezervatin kombëtar natyror Samburu e Amboseli përfshinte 14 muaj punë në terren duke ndjekur e regjistruar thirrjet e kafshëve.

Është ditur prej kohësh që elefantët janë kafshë shumë inteligjente dhe shoqërore, me një strukturë të komplikuar hierarkie dhe ndërveprimesh, thotë ekologu George Wittemyer, i universitetit të Colorado, i përfshirë në studimin në Kenia.

Në sistemin e tyre të komunikimit matriarket udhëheqëse të tufës lëshojnë thirrje të veçanta, nganjëherë në formë hungërime, të cilave shpesh u përgjigjet e gjithë tufa.

Ndërsa në rastet kur matriarkia lëshon një thirrje tjetër, vetëm një elefant i cajtuar jep përgjigjen e tij dhe afrohet me nxitim te grupi.

“Në këto raste është e dukshme për ne se diçka ka ndodhur që të gjithë anëtarët e dinin, prandaj ajo i drejtohet vetëm një individi, i cili reagon duke u afruar, dhe kjo të bën të mendosh ‘A janë duke përdorur emra?’”, shton studiuesi.

Në observime sugjerohet se mund të ketë një identifikues unik në hungërimës e femrës matriarke që njihet nga çdo elefant, tinguj që besohet se janë të ngjashëm me menyrën sesi njerëzit njohin njëri-tjetrin.

Në një tjetër raport të publikuar muajin që shkoi thuhej se edhe kafshë të tjera inteligjente si delfinët apo balenat e spermës shfaqnin njëfarë “alfabeti fonetik” në tingujt që përdorin me njëri-tjetrin, që tregon se ato përdorin “kode” të dalluara vetëm nga balenat e tjera.

Ndryshe nga balenat ‘gungaçe’ që “këndojnë” ndaj anëtarëve të tufës, balenat e spermës lëshojnë kërcitje gryke që i përdorin si  “eko-navigim” për gjueti dhe lundrim në thellësi, shkruan rrjeti i Katarit AlJaseera.

FOTO GALERI
3/3
Në sistemin e tyre të komunikimit matriarket udhëheqëse të tufës lëshojnë thirrje të veçanta, nganjëherë në formë hungërime

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA