Një studim i fundit i kryer në Kenia zbulon se elefantët përdorin ‘emra individualë’ për anëtarët e tufës së tyre.
Studiuesit thanë se duke përdorur inteligjencën artificiale mund të demonstronin sesi gjitarët gjigantë kishin emra të veçantë për njëri-tjetrin, ose diçka te ngajshme.
Në studimin e publikuar në revistën ‘Nature Ecology and Evolution’, thuhej se elefantët e savanës në Kenia ishin vëzhguar e dëgjuar nga një makineri me program të sofistikuar zëri, që analizonte thirrjet e lëshuara mes dy tufave të elefantëve.
Studimi kryer në rezervatin kombëtar natyror Samburu e Amboseli përfshinte 14 muaj punë në terren duke ndjekur e regjistruar thirrjet e kafshëve.
Është ditur prej kohësh që elefantët janë kafshë shumë inteligjente dhe shoqërore, me një strukturë të komplikuar hierarkie dhe ndërveprimesh, thotë ekologu George Wittemyer, i universitetit të Colorado, i përfshirë në studimin në Kenia.
Në sistemin e tyre të komunikimit matriarket udhëheqëse të tufës lëshojnë thirrje të veçanta, nganjëherë në formë hungërime, të cilave shpesh u përgjigjet e gjithë tufa.
Ndërsa në rastet kur matriarkia lëshon një thirrje tjetër, vetëm një elefant i cajtuar jep përgjigjen e tij dhe afrohet me nxitim te grupi.
“Në këto raste është e dukshme për ne se diçka ka ndodhur që të gjithë anëtarët e dinin, prandaj ajo i drejtohet vetëm një individi, i cili reagon duke u afruar, dhe kjo të bën të mendosh ‘A janë duke përdorur emra?’”, shton studiuesi.
Në observime sugjerohet se mund të ketë një identifikues unik në hungërimës e femrës matriarke që njihet nga çdo elefant, tinguj që besohet se janë të ngjashëm me menyrën sesi njerëzit njohin njëri-tjetrin.
Në një tjetër raport të publikuar muajin që shkoi thuhej se edhe kafshë të tjera inteligjente si delfinët apo balenat e spermës shfaqnin njëfarë “alfabeti fonetik” në tingujt që përdorin me njëri-tjetrin, që tregon se ato përdorin “kode” të dalluara vetëm nga balenat e tjera.
Ndryshe nga balenat ‘gungaçe’ që “këndojnë” ndaj anëtarëve të tufës, balenat e spermës lëshojnë kërcitje gryke që i përdorin si “eko-navigim” për gjueti dhe lundrim në thellësi, shkruan rrjeti i Katarit AlJaseera.
Top Channel