Vatikani akuzon peshkopin’ rebel’ Vigano për ‘devijim nga linja’/ Gjyqi (fotot)

22/06/2024 21:57
Kryepeshkopi Carlo Maria Viganò

Vatikani mësohet se ka thirrur sot kryepeshkopin Carlo Maria Viganò, në një gjyq penal shtetëror për ‘krimin e devijimit, me mohim të legjitimitetit të Papa Françeskut dhe Këshillit të Dytë të Vatikanit’, njoftonte selia në Romë.

Zhvillimi vjen pasi kryepeshkopi Viganò ka folur vazhdimisht kundër atyre që konsideronte shkelje ose padrejtësi nga selia e Papa Françeskut prej disa vitesh, që prej politikave të kohës së pandemisë, dhe më herët për ringritjen ne detyre të kardinalit abuzues homoseksual Theodore Mcarrick, megjithë provat për fajësinë e tij.

Në dokumentin me11 faqe thuhet se Viganò përmendte se “kardinal Mcarrick ishte në kufizime të rënda prej vitit 2009-2010 për shkeljet e tij, por më vonë Papa hoqi sanksionimet dhe e bëri atë këshilltar të afërt personal.

Viganò kishte kërkuar dorëheqjen e Papës duke deklaruar: “Françesku po refuzon mandatin që Krishti i ka dhënë Piterit për të konfirmuar vëllezërit e tij. Dhe vërtet, me këtë veprim ai i përçan ata, i shtyn drejt gabimit dhe nxit ujqërit të copëtojnë tufën e njerëzve te Zotit”.

Peshkopi shtonte më tej: “Në këtë moment dramatik për Kishën, ai duhet të pranojë gabimet  dhe sipas parimit të toleancës zero, te bëhet i pari që jep shembullin e mirë ndaj atyre që kanë fshehur abuzimet e peshkop Mcarrick, dhe të dorëhiqet bashkë me ta”.

Tashmë zyra e doktrinës në Vatikan, e drejtuar nga kardinali argjentinas Víctor “Tucho” Fernández, ka urdhëruar ish-diplomatin fetar të Vatikanit të paraqitet në Romë për t’u përballur me akuzat personalisht ose me një përfaqësues.

Peshkop Viganò njoftonte sot në rrjetet sociale: “Jam thirrur në pallatin e Selisë së Shenjtë për të dhënë llogari në një sesion gjyqësor, por besoj se dënimi është përgatitur tashmë, pasi është një proces jashtëgjyqësor”.

Viganò shtonte se i konsideronte akuzat kundër tij si “një nderim.”

“Besoj se nga formulimi akuzave konfirmohet ajo që kam thënë në fjalimet e mia të mëparshme”.

Kryepeshkopi i njohur për retorikën anti-izolime e anti-vaksina gjatë kohës së pandemisë, shtonte se nuk mund të qëndronte indiferent ndaj “shkatërrimit sistematik të Kishës prej drejtuesve te saj”, duke zbatuar axhendat globaliste të “emigracionit të pakontrolluar,” “politikave të integrimit të feve e kulturave,” ideologjisë LGBTQ, dhe të “dhe të axhendave të klimës.”

“Papa shkon përtej rolit të tij në lidhje me shkencën, por çuditërisht në një drejtim gjithmonë të kundërt me atë që Kisha na ka mësuar gjithmonë”, shtonte Vigano.

“Papa është i linjëzuar totalisht me fenë e forumit të Davos (FEB), dhe kjo është diçka skandaloze që i bën katolikët të ndjehen të braktisur nga Vatikani dhe peshkopët”, shkruante më tej Vigano, sipas rrjetit konservator amerikan Breitbart.

“Kisha ‘sinodë’ e drejtuar nga Papa Bergoglio, nuk sheh asnjë devijim te peskopata gjermane, ku peshkopët e caktuar nga qeveria marrin titujt tashme në Kinë, pa mandatin e Romës”.

“Kisha katolike, me ngadalë por me siguri është marrë peng, duke u kthyer në një agjenci filantropike në shërbim të Rendit të Ri Botëror”, shkruante peshkopi i akuzuar.

Autori katolik Dr. Taylor Marshall, thotë se gjyqi i thirrur ndoshta do të sjellë shkarkimin e Viganò “por do të jetë dëmtues dhe për Françeskun” pasi sipas ekspertit, “Papa do të fitojë betejën, por gjatë saj do të marrë plagën vdekjeprurëse”. //Breitbart.com//

FOTO GALERI
3/3
Kryepeshkopi Carlo Maria Viganò

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA