Louisiana bëhet shteti i 18-të në SHBA që ndalon transgjinorët në sportet e femrave (fotot)

22/06/2024 18:26

Louisiana është bërë shteti 18-të në SHBA që ndalon transgjinorët të marrin pjesë në grupet sportive të femrave të shkollave e universiteteve, si dhe në eventet profesioniste.

Ligji hyri në fuqi javës që shkoi pasi guvernatori demokrat i shtetit nuk e kontestoi dhe as nuk e ndaloi me veto.

Guvernatori John Bel Edwards tha më herët se as e nënshkruan ligjin dhe as nuk e ndalon me veto, pasi “ai do të jetë ligj edhe nëse unë nuk veproj”, duke cituar mbështetjen me dy të tretat në kongresin e rajonal.

Ligji i titulluar “Për drejtësi në sportet e grave” përcakton që skuadrat sportive në shkolla të mesme e të larta të ndahen sipas seksit të nxënësve në çertifikatën e lindjes, dhe përcakton saktësisht se skuadrat e femrave “nuk janë të hapura për ata që në çertifikatën e lindjes janë mashkull”, veçanërisht për transgjinorët e kthyer nga mashkull në femër.

Ligji që hyn në fuqi më 1 gusht i aplikohet shkollave fillore, të mesme dhe universiteteve publike, si deh shkollave private që marrin fonde shtetërore.

Guvernatori tha se në shtetin e tij nuk kishte raste të pjesëmarrjes së transgjinorëve në sportet e femrave por kishte lejuar ligjin pasi “parashikonte se dhoma e përfaqësuesve  kishte më shumë fuqi se një veto e tij”.

“Është për të ardhur keq por kjo është situata. Shpresoj të arrijmë në një pikë që të kuptojmë se këta të rinj po përpiqen sa munden për të mbijetuar”, tha Edwards, duke shtuar se mesazhi kryesor për të rinjtë është që ata “nuk mund të jenë diçka që besojnë apo mendojnë se janë. Kjo është stresuese, mendoj se mund të bëjmë më mirë se kaq”.

Senatorja republikane Beth Mizell tha se ligji mbronte vajzat nga e lindura të tilla nga konkurrimi padrejtë me ‘vajza’ transseksuale të lindura mashkull, që sipas saj kanë shumë avantazhe fizike, shkruan rrjeti lokal Louisiana Illuminator dhe mediat vendase.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA