Gjeorgjia bën historinë dhe merr pikën e parë në një Evropian.
Skuadra e Willy Sagnol që është debutuese në Euro 2024 arriti të frenojë Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit F të zhvilluar në Hamburg me rezultatin 1-1 në një sfidë ku pati si protagonist absolut portierin Mamardashvili, por që në çastet e fundit mund të kishte shkaktuar edhe një surprizë akoma më të madhe.
Ishte një ndeshje të cilën Çekia e dominioni gjatë gjithë kohës teksa krijoi një sërë rastesh duke vënë në provë edhe aftësitë e Mamardashvili, por ajo që shënoi e para ishte pikërisht skuadra gjeorgjiane që në fundin e pjesës së parë fitoi një 11 metërsh që u shndërruar në gol nga Mikautadze.
Edhe në pjesën e dytë u pa e njëjta tablo me Çekinë që sulmonte vazhdimisht për të gjetur golin e barazimit që e shënoi në minutën e 59 me Patrik Schik pas ekzekutimit të një goditje këndi. Në minutën e 95 Gjeorgjia për pak sa nuk shkaktoi befasinë më të madhe deri në këtë moment teksa për pak sa nuk shënoi golin e fitores me Ljobanidze. Në fund rezultati mbeti 1-1 me skuadrat që marrin nga 1 pikë secila.
Top Channel