Jasir Asani do të transferohet në La Liga, me mediat koreane që duket se e kanë konfirmuar këtë gjë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Gwangju pas përfundimit të “EURO 2024” dhe është gati për një rikthim në Europë, kësaj radhe në Spanjë.
29-vjeçari shqiptar nga Shkupi, siç njoftoi SuperSport gjatë vitit të kaluar, ka arritur marrëveshjen me Las Palmas. Ekip që garon në elitën e futbollit iberik.
AS raporton se bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me përfaqësuesit e Asanit që kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Las Palmasit.
Edhe shtypi sportiv në Korenë e Jugut konfirmon gjithçka, duke raportuar se kalimi i shqiptarit në Spanjë do të ndodhë pas përfundimit të Europianit.
“Top Channel” mëson se 29-vjeçari do të përfitojë rreth 400 mijë euro në sezon në këtë aventurë të re që do të kalojë në Spanjë.
Top Channel