VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Ukraina mund Sllovakinë dhe qëndron në garë për t’u kualifikuar

21/06/2024 16:56

Ukraina ka marrë një fitore të rëndësishme me përmbysje, duke mposhtur me rezultatin 1-2 Sllovakinë në Dyseldorf.

Sfida nisi më mirë për sllovakët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 17’ me Schranz. Më pas, pjesa e dytë foli për ukrainasit, të cilët barazuan me Shaparenkon në minutën e 54’ dhe përmbysën me Yaremchuk në minutën e 80’.

Kështu Ukraina shkon në kuotën e tre pikëve, po aq sa Sllovakia, por qëndron përpara për shkak të ndeshjes direkte.

REZULTATI:

Sllovaki 1-2 Ukrainë

Schranz 17′ / Shaparenko 54′, Yaremchuk 80′

GOLI I YAREMCHUK (VIDEO)

GOLI I SHAPARENKO (VIDEO)

GOLI I SCHRANZ (VIDEO)

Top Channel