Austria ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në grupin D, duke mposhtur 1-3 Poloninë në Berlin.
Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Rangnick, që kaloi në avantazh që në minutën e 9’ me Trauner, por barazimi erdhi vetëm në minutën e 30’ nga Piatek.
Pjesa e dytë foli vetëm për austriakët, të cilët kaluan sërish në avantazh me Baumgartner në minutën e 66’ të takimit, ndërsa Arnautovic ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 78’.
Kështu Austria shkon në kuotën e tre pikëve, duke iu afruar kështu kualifikimit në grupin D, ndërsa për Poloninë gjërat komplikohen që vazhdon të jetë në vendin e fundit me 0 pikë.
REZULTATI:
POLONI 1-3 AUSTRI
Piatek 30′ / Trauner 9′, Baumgartner 66′, Arnautovic (P) 78′
GOLI I ARNAUTOVIC (VIDEO)
GOLI I BAUMGARTNER (VIDEO)
GOLI I PIATEK (VIDEO)
GOLI I TRAUNER (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
Top Channel