Turma në Pakistan linçon vizitorin me akuza të pakonfirmuara blasfemie (fotot)

21/06/2024 21:52

Në një ngjarje të rënde nga Pakistani, mediat njoftonin sot se një burrë 36-është vrarë nga turmat dhe më as trupi tij është djegur në provincën veriore pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa, pasi ishte akuzuar se kishte ofenduar librin e shenjtë musliman, Kuranin.

Incidenti kishte ndodhur dje në qytetin Madyan, rreth 280km larg kryeqytetit Islamabad, i njohur për vizitat turistike.

Policia vendase tha se viktima, identiteti të cilit nuk është bërë publik kishte ardhur nga Sialkot në provincën fqinje të Punjab, dhe akuzohej se kishte ofenduar Kuranin, por nuk ishte e qartë motivi apo arsyeja përse e kishte bërë.

“Grupi ynë erdhi në tregun kryesor të Madyan për ta arrestuar burrin por turma e mbledhur kërkoi t’i dorëzohej atyre”, tha një polic për rrjetin Al Jazeera pa dashur të identifikohej.

Zyrtarët thanë se një grup prej më shumë se njëqind vetësh ishin mbledhur jashtë stacionit të policisë së Madyan ku po mbahej fillimisht burri, dhe më pas sulmuan ambjentet duke e nxjerrë me forcë para se ta vrisnin.

Burimet policore thanë për Al Jazeera se burri ishte torturuar për vdekje, ndërsa video janë publikuar në rrjetet sociale ku turma shihet qe brohoret slogane fetare rreth trupit të viktimës që digjej.

Policia nuk konfirmonte si e kishin kategorizuar incidentin apo nëse kishin bërë arrestime.

Kreu i rajonit Khyber Pakhtunkhëa, Ali Amin Gandapur dënonte vrasjen e vizitorit dhe kërkonte një raport të menjëhershëm nga policia.

Pakistani ka ligje të ashpra mbi blasfeminë të bazuara që prej atyre kohës së regjimit kolonial britanik, që me dënimet e ashpra tentonte të shuante përplasjet mes komuniteteve hindu e muslimane në rajon, shkruan rrjeti i Katarit Al Jaseera.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA