Gati 2.000 fëmijë nën pesë vjeç vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit, duke u bërë faktori i dytë më i madh i rrezikut shëndetësor për fëmijët e vegjël në mbarë botën.

Më shumë se 8 milionë vdekje, të fëmijëve dhe të rriturve, u shkaktuan nga ndotja e ajrit në vitin 2021, sipas një studimi të ri nga Instituti i Efekteve Shëndetësore (HEI).

Ajri i ndotur është tani vrasësi i dytë më i madh në nivel global, duke tejkaluar përdorimin e duhanit dhe i dyti vetëm pas presionit të lartë të gjakut, si një faktor rreziku për vdekje në popullatën e përgjithshme. Tek fëmijët nën pesë vjeç, ndotja e ajrit është e dyta pas kequshqyerjes si një faktor rreziku në vdekshmëri.

Raporti i sivjetshëm i gjendjes globale të ajrit tregon gjithashtu se fëmijët në vendet e varfra po vuajnë disa nga ndikimet më të këqija, me shkallën e vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit tek fëmijët nën pesë vjeç, 100 herë më i lartë në pjesën më të madhe të Afrikës sesa në vendet me të ardhura të larta.

Grimcat e vogla të quajtura PM2.5 që do të thotë se janë më të vogla se 2.5 mikrometra në diametër janë fajtorë për më shumë se 90% të vdekjeve globale nga ndotja e ajrit. Grimcat PM2.5 mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe janë zbuluar se prekin organet në të gjithë trupin. Ato lidhen jo vetëm me sëmundjet e mushkërive, por edhe me sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, diabetin dhe abortin.

Rikujtojmë, se Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur në botë në vitin 2023, pasi Bangladeshi dhe India zëvendësuan Çadin dhe Iranin, me grimca rreth 15 herë më të larta se niveli i rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregojnë të dhënat e publikuara të martën nga Reutres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA