“Nuk i lëmë demokratët në mëshirë të Berishës”/ Basha nuk heq dorë: Me çdo kusht, do të jemi në zgjedhje!

21/06/2024 21:38

Lulzim Basha nuk dorëzohet. Demokrati është i vendosur që me çdo kusht të jetë alternativë në zgjedhjet e ardhshme, por pa caktuar mënyrën se si.

Në një takim me drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, ai tha se si alternativë, “do të jetë përfaqësues i shpresave të shqiptarëve për një ndryshim të vërtetë”.

“Ne kemi strukturat, identitetin, koherencën dhe vizionin tonë, një program politik ambicioz dhe reformues, në shërbim të Shqiptarëve. Padrejtësia nuk do të ndalojë përpjekjen tonë për ndryshim, në çdo rast do jemi në zgjedhje. Alternativa jonë, bashkë me një koalicion të gjerë vlerash, do jetë përfaqësuese e shpresave të shqiptarëve për një ndryshim të vërtetë”, tha ai.

Duke folur për programin, Basha premtoi se do të ketë dialog të gjerë me shoqërinë dhe grupet e interesit.

“Zgjidhja për të djathtën nuk është Berisha. Rruga pa krye ku ka futur demokratët për interesa personale, i shërben vetëm Ramës. Nuk do t’i lëmë demokratët në mëshirën e hallit të tij personal me drejtësinë dhe SHBA. Askush nuk mashtrohet më nga ai, edhe vetë Berisha e di që nuk vjen dot në pushtet. Në zgjedhje shkohet për të ofruar ndryshim, jo për të gjetur ushtarë për halle personale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA