
25/02 12:24
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike për rreth një orë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
Ai e konsideron një kolaps të plotë që nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.
Postimi i Berishës:
Blackout i plotë!
Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!
Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.
Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë
Top Channel