Opozita ka bojkotuar edhe mbledhjen e dytë të komisionit Antikorrupsion, që u mbajt këtë të premte.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj u ka bërë thirrje anëtarëve të opozitës që të jenë pjesë e aktivitetit normal të komisionit.

“Të keqardhur që ende opozita nuk po bëhet pjesë e aktivitetit normal të komisionit. Është me rëndësi që opozita të marrë pjesë në Komision, shpresoj që të reflektojë dhe të marrë pjesë. Procesi është gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional me produkte të qarta e të dobishme. Kemi ftuar dhe aktorë të tretë të marrin pjesë në këtë Komision.

Ju bëjmë thirrje ekspertëve shqiptarë kudo që ata jetojnë, që të ndihmojnë me ekspertizë. E kemi të nevojshme që të hapim një faqe për të informuar publikun në lidhje me mbarëvajtjen e Komisionit për Antikorrupsionin ”, tha Xhafaj, kryetar i komisionit.

“Kemi mundësi që të tërheqim edhe ekspertë shqiptarë, që mund të japin kontribut për vendin”, tha Etilda Gjoni.

“Përpos faqes publike online, besoj se na duhen dhe rrjetet sociale, si prsh Linkedin, që është rrjet profesionistësh. Të mos mbetemi vetëm tek uebi, por të aktivizohen dhe platforma të rrjeteve sociale”, tha Eduard Shalsi.

Grupi parlamentar i PD, që në nisje e bojkotoi votimin e ngritjes të këtij komisioni me një mandat 10 mujor, ku në përbërje janë 6 deputetë socialistë dhe 5 nga opozita.

Ky komision drejtohet nga Fatmir Xhafaj me anëtarët socialistë Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi, Erion Braçe dhe Toni Gogu.

Ndërkohë që opozita e bojkoti votimin e ngritjes të këtij komisioni shumica socialiste caktoi të jenë anëtarë Jorida Tabaku, Dhurata Tyli Çupi, Sorina Koti, Flutura Açka dhe një vend bosh për nënkryetarin e komisionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA