24/11 15:33
Jasir Asani gjatë merkatos së verës do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, saktësisht pas Euro 2024, pasi arriti akordin personal me ekipin nga La Liga.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se Asani ka mbyllur marrëveshjen personale me Las Palmas.
Palët kanë rënë dakort për një kontratë 2 vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Kujtojmë se 29-vjeçari ka kontratë me Gwangju FC deri në dhjetor të këtij viti dhe nuk pritet që skuadra koreane të bëhet pengesë për të, pasi është shansi i vetëm të përfitojë nga shitja e Asanit, në të kundërt në dhjetor “mëngjarashi” do të largohej me parametra zero.
Top Channel