“Jemi të zemëruar”, Donnarumma pas humbjes me Spanjën: Gabime pafund, vrapuam keq…

21/06/2024 15:08

Gigio Donnarumma ishte i vetmi italian që shkëlqeu përballë Spanjës, duel që kombëtarja e kaltër e humbi 1-0. Disfatë që do të ishte shumë më e thellë nëse do të mungonin pritjet e shumta të “gardianit” të PSG-së.

Gjithsesi, skuadra e Luciano Spallettit ka nevojë për një pikë në takimin e fundit në grupin B përballë Kroacisë për të siguruar kualifikimin në 16 Kombëtaret më të mira të Euro 2024.

Gabuam shumë pasime të thjeshta, vendosëm pak cilësi në fushë. Dhe kur ndodhin këto gjëra spanjollët të ndëshkojnë. Jemi të zemëruar, por le ta përdorim këtë zemërim për ndeshjen ndaj kroatëve.

Kualifikimi? Fati është ende në dorën tonë, nuk kemi arsye për t’u shqetësuar. Na pret një punë e madhe kundër Kroacisë, por unë jam i bindur që mund t’ia dalim.

Nga sfida me Spanjën shpëtoj vetëm qëndrimin e skuadrës. Vrapuam shumë, por ndoshta edhe vrapuam keq… Le të nisemi nga ky qëndrim dhe të bëjmë edhe më shumë përballë Kroacisë”, u shpreh 25-vjeçari.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B do të zhvillohen të hënën e 24 qershorit, duke nisur nga ora 21:00. Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Italia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA