Gjatë ndeshjes së djeshme me Danimarkën, mbrojtësit të Manchester City, Kyle Walker, i kishin ardhur për ta ndjekur nga afër bashkëshortja Annie Kilner dhe e dashura Lauryn Goodman.
Annie dhe Lauryn, me të cilat Walker ka fëmijë u gjendën kështu në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.
Lauryn Goodman e çoi fëmijën e saj për të parë Walker dhe të gjithëve u ra në sy bluza e djalit 4-vjeçar, një fanellë e Anglisë me numrin 2 dhe të shkruar “Babi” në shpinë.
Ajo e djeshmja në Frankfurt ishte momenti më i afërt që Walker dhe djali i tij Kairo kanë pasur prej muajsh.
Ndërkohë, Annie si në ndeshjen e mëparshme, solli në stadium tre djemtë e saj më të mëdhenj, duke pasur parasysh se i katërti është vetëm dy muajsh. Bashkëshortja e Walker ndodhej në tribunë në seksionin ku ishin ulur edhe partneret e tjera të futbollistëve, ndërsa e dashura ishte ulur në një stendë të veçantë me Kairon.
Vetë mbrojtësi pas ndeshjes shkoi dhe përqafoi bashkëshorten dhe fëmijët.
Top Channel