Divorci i çiftit Meta- Kryemadhi, Spartak Braho: Ne në Skrapar kemi një shprehje ‘Hapu dhè e merri brenda’

21/06/2024 14:18

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar një ditë më parë divorcin ndaj bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi në Gjykatën e Tiranës.

Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26-vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin.

Një prej ish bashkëpunëtorëve më të afërt të Ilir Metës, që u largua së bashku me ish Presidentin në vitin 2004 nga Partia Socialiste, për të formuar LSI-në, Spartak Braho ka komentuar veprimin e Metës.

“Do thosha një fjali vetëm qe përdoret ne Skrapar: ‘Hapu dhè e merri brenda’”, tha Braho i pyetur nga Top Channel lidhur me kërkesën e Metës për divorc nga bashkëshortja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA