Dita më e nxehtë e viti/ Policët ndihmojnë qytetarët e turistët dhe shpërndajnë ujë të ftohtë, Rama publikon videon nga Kruja

21/06/2024 18:54

Në ditën më të nxehtë të vitit deri më tani, punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme u kanë shpërndarë shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për policët, që vazhdojnë punën pa ndërprerje edhe në pikun e të nxehtit, për të garantuar rendin e sigurinë.

Top Channel