Dilema për mandatin e Berishës/ Deputeti Noka kërcënon se situata do të eskalojë: Do t’i propozojmë kryesisë që brenda muajit…

21/06/2024 16:23

Kjo e premte shënon 6 muaj mungesë të Sali Berishës në Kuvend duke i hapur rrugë interpretimit  ligjor nëse humb apo jo mandatin.

Kuvendi nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap zyrtar, por për demokratet mandatit i liderit te opozitës është vija e kuqe e bashkëjetesës politike në vend.

Noka: Do të thotë, se nëse regjimi bën eskalimim mbi ligj dhe mbi  Kushtetutë, atëherë demokratët do japin sinjale që situata do të eskalojë. Asnjë rrugë tjetër s’ka. I them Lindës së Parlamentit si instrument në duart e sulltan Surrelit bëni kujdes.

Cila qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt dhe zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare. Për Top Channel Flamur Noka konfirmon se më e afërta parashikohet në muajin korrik.

Noka: Narkoregjimi duhet të marrë vetëm një rrugë, përballje me protesta, me mosbindja civile, do t’i propozojmë kryesisë që para mesit të korrikut duhet të kemi një protestë.

 Në një mbledhje të ngushtë që sekretari i përgjithshëm zhvilloi në selinë blu një ditë më parë u vendos jo vetëm për përshkallëzim të aksionit, por edhe për përgatitjen e një rezolutë bashkimi me demokratët e Lulzim Bashës.

Noka: Dy kolegë deputetë me të cilët jemi në bisedime, jemi edhe me të tjerë në bisedime. Me ish drejtuesit me këshilltarët. Rezoluta këtë do të përcaktojë vijën në cilën do të ecë ky bashkim.

Të hënën Kryesia pritet të caktojë  jo vetëm datën e protestës se korrikut por edhe ti japë dritën jeshile rezolutës s bashkimit, rezultati i pare i se cilës pritet te shihet këtë muaj me caktimin e drejtuesve të qarqeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA