Dalin foto nga stërvitja e Francës, ja si duket maska që po mban Mbappe pas dëmtimit në hundë

21/06/2024 07:36

Kylian Mbappe pësoi një frakturë në hundë në ndeshjen e parë të Francës në EURO 2024 atë ndaj Austrisë, me kapitenin e “gjelave” që u detyrua të linte në mënyrë të menjëhershme fushën e lojës.

Pas këtij dëmtimi mjekët i bënë me dije sulmuesit të Real Madrid që duhej t’i nënshtrohej një operacioni në hundë dhe për pasojë do duhej të rrinte për rreth tre javë jashtë fushës së blertë, gjë që do e bënte të humbiste Kampionatin Europian.

Opsion të cilin Mbappe nuk e pranoi dhe në vend të kësaj vendosi që të luajë me maskë në fytyrë, ndërsa të enjten trajneri i Francës, Didier Deschamps bëri me dije për mediet se sulmuesi është stërvitur me ekipin.

Së fundmi në medie kanë qarkulluar foto nga stërvitja e Francës, me Mbappe që doli për herë të parë me maskë, e cila mbante ngjyrat dhe simbolin e Francës “gjelin”, inicialet e tij dhe numrin që mban në fanellë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA