Zbulohen 1150 bimë kanabisi në dy fshatra të Krujës, asgjësohen përmes djegies

20/06/2024 08:52

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Territori i pastër” janë zbuluar disa ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit në dy fshatra të Krujës.

Rreth 1150 bimë kanabis janë gjetur në fshtin Bruz Mal dhe në fshatin Shkretë. Një pjesë e këtyre bimëve kanabis u sekuestruan dhe pjesa tjetër u asgjësua përmes djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Top Channel