Anglia ka ndarë pikët me Danimarkën në Frankfurt pas një barazimi me rezultatin 1-1.
Sfida nisi më mirë për anglezët, të cilët kaluan në avantazh me kapitenin Harry Kane në minutën e 18’. Por barazimi nuk vonoi, pasi në minutën e 34’, ishte Hjulmand që realizoi një supergol.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat iu afruan golit, ku rastin më të mirë e pati Anglia me Foden, i cili goditi shtyllën në minutën e 56’.
Kështu Anglia shkon në kuotën e 4 pikëve në vendin e parë, ndërsa Danimarka barazon Slloveninë me dy pikë, teksa Serbia vazhdon e fundit me vetëm një pikë.
REZULTATI:
DANIMARKË 1-1 ANGLI
Hjulmand 34′ / Kane 18′
KOMENTI:
85′ Hojbjerg lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.
56′ Foden lëshon një predhë nga distanca, por topi përplaset në shtyllë.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
34′ GOOOL DANIMARKA 1-1/ Hjulmand lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila shkon në cepin e portës. (VIDEO)
18′ GOOOL ANGLIA 0-1/ Kane merr një top në zonë dhe me të majtën e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)
13′ Foden lëviz bukur në hyrje të zonës, por goditja e tij me të majtën shkon mbi kuadrat.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
Top Channel