“Skuadra që theu çdo parashikim”, Mourinho komenton lojën e Shqipërisë në Euro 2024: Gola në 20 sekonda, në minutën e fundit, stadiumi plot

20/06/2024 12:44

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho e konsideron pozitive lojën e Shqipërisë në Euro 2024.

Ai tha se Shqipëria theu çdo parashikim këtë Europian, edhe pse ishte në “grupin e vdekjes”, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Performanca e Shqipërisë në dy ndeshjet e para, me Italinë dhe Kroacinë, sipas Mourinhos, nuk është parë që nga Kosta Rika 2014.

“Shqipëria është një nga skuadrat që theu çdo parashikim. Në grupin e vdekjes, pritshmëri zero, stadiume plot, lojë të mirë, trajner i rastësishëm brazilian, gola në 20 sekonda, gola në minutën e fundit, ende gjallë. Nuk e kemi parë këtë që nga Kosta Rika 2014. Kulmi i futbollit”, shkruan Mourinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA