Rumania ka vendosur ta mbështesë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, për t’u bërë shef i ardhshëm i NATO-s, njoftoi të enjten Zyra e presidentit rumun, Klaus Iohannis.

Iohannis ishte pengesa e vetme në rrugën e Ruttes për ta marrë postin e sekretarit të Përgjithshëm të aleancës ushtarake.

Por, Iohannis i njoftoi “aleatët e NATO-s kah fundi i javës së kaluar se ai e ka tërhequr kandidaturën e tij për postin e shefit të aleancës”, tha Zyra e tij të enjten.

Të enjten, Këshilli Suprem për Mbrojtje Kombëtare i Rumanisë tha se “është në favor që Rumania ta mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez”, sipas komunikatës.

Rumaninë ishte shteti i vetëm në mesin e 32 vendeve anëtare të NATO-s që nuk e kishte mbështetur liderin holandez 57-vjeçar.

Hungaria dhe Sllovakia njoftuan për mbështetjen e Ruttes pas samitit të Bashkimit Evropian në fillim të kësaj jave.

Por tani, me mbështetjen edhe të Rumanisë, Rutte e ka rrugën e hapur për t’u bërë shef i ri i NATO-s.

Mandati i shefit të tanishëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të përfundojë më 1 tetor.

Stoltenberg tha në Uashington të martën se aleanca “është shumë afër një vendimi që aleatët ta zgjedhin sekretarin e ardhshëm të Përgjithshëm. Mendoj se ky është lajm i mirë”.

“Mendoj se Mark Rutte është kandidat shumë i fortë. Ai ka shumë përvojë si kryeministër”, tha Stoltenberg të martën./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA