Turistët në qytetin e Vlorës vijojnë të jenë të shumtë në këtë periudhë të muajit qershor.
Prenotimet në qytetin e janë shtuar duke mbushur dhe hotelet. Por interesi i pushuesve është, përveç plazhit, edhe eksplorimi i zonave të ndryshme si historike dhe arkeologjike.
Ajo që turistët e huaj kërkojnë është dhe ishulli i Sazanit për shkak dhe të historisë apo dhe interesit që ka shfaq kohet e fundit dhëndri i ish presidentit Trump. Me qindra kanë qenë këta të huaj sot që janë nisur drejt ishullit të Sazanit dhe Gadishullit te Karaburunit.
“Hera e parë në Shqipëri , më pëlqen si vend , dhe njerëzit janë të sjellshëm”
“Vij nga Moldavia dhe kemi zgjedhur të vijmë me një guidë, do të vizitojmë bregdetin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit”.
“Hera e parë që do të vizitojmë ishujt që qyteti ofron”.
“Hera e parë që jemi në Shqipëri vijmë nga Hungaria dhe do të vizitojmë Vlorën dhe ishujt”.
“Na pëlqen Shqipëria , do të vizitojmë Vlorën dhe sigurisht ishujt , mezi presim dhe jemi të emocionuar”.
Vlora këtë vit pritet të ketë një sezon shumë të mirë turistik ndërsa kulmi pritet gjatë muajve korrik dhe gusht.
Top Channel