Përvetësoi 27 mijë euro duke mashtruar në vendin e punës, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër! Kryente depozita të ndryshme bankare
20/06/2024 08:10
Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë për përvetësim të shumave të parave në vendin e punës përmes mashtrimit.
34-vjeçari R.A nga Shkodra akuzohet për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
34-vjeçari duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.
Nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Top Channel