Përfshihet nga flakët kompleksi i pallateve në Sarandë, tre mjete zjarrfikëse neutralizojnë zjarrin

20/06/2024 16:16

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të një kompleksi pallatesh në ndërtim në lagjen nr1. në hyrje të qytetit të Sarandës.

Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës. Fillimisht zjarri kishte rënë në një sipërfaqe të vogël shkurresh afër 2 objekteve 1 katëshe në ndërtim por prej përhapjes me shpejtësi të zjarrit u rrezikuan edhe banesat përreth.

Tre mjete zjarrfikëse kanë neutralizuar zjarrin pas një operacioni që zgjati gati 1 orë. Nga zjarri u dogj një barakë e ndodhur aty dhe një pemë pishe. Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm, por mund të jetë edhe aksidental prej temperaturave të larta. Policia ka nisur një hetim mbi rastin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA