“Nuk jam fallxhor, por fans”/ Veliaj në “Top Arena”: Kombëtarja në ditët më të mira, ata që komentojnë nga divani…

20/06/2024 23:40

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një intervistë live me Rike Roçin për “Top Arena” shprehu mbështetjen për Kombëtaren shqiptare.

Sipas tij, Shqipëria po jeton ditët më të mira në sport dhe në fusha të tjera. Një mesazh, kryetari i bashkisë Tiranë e dha për fansat që kritikojnë kuqezinjtë.

“Ishte super ndeshje. Kam kohë që ndjek. Jam mësuar me njerëzit që rrinë në divan dhe komentojnë. Unë besoj skuadra jonë ka bërë një punë dinjitoze. Po bëhet normale që jemi në Evropian, tani synojmë botërorin. Fakti që na citojnë Mourino e shumë të tjerë, këto janë ditët më të mira tona. Do ketë kohë më vonë për të bërë analiza, tani të japim vetëm energji shumë të mirë”.

I pyetur nga Rike Roçi se si e parashikon përballjen e Shqipërinë me Spanjën, Veliaj u përgjigj: “Unë nuk jam fallxhor, por jam fans. Karma e mirë është kur njerëzit sillen mirë me skuadrën. Unë jam me skuadrën tonë. Nuk jap mend për punën e të tjerëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA