Ndërhyri tek elektricisti për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti që do të votonte pro tij/ Mbahet gjyqi ndaj kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës

20/06/2024 15:05

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla rezervoi para gjykatës të drejtën për të folur në një moment tjetër mbi akuzën e korrupsionit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2022.

I pyetur nga gjyqtarët se cili ishte qëndrimi i tij mas provave të SPAK , jo vetëm Memolla por edhe dy elektricistët Isuf Tosku,  Blerim Xhamani si dhe Ndriçim Tafxhafa rezervuan të drejtën që të dëgjohen në fund të procesit.

Por SPAK thotë se bazuar në materialet e transmetuara kandidati për zgjedhje Edison Memolla ndërhyri tek elektricisti, Xhamani për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti, që do të votonte pro tij.

Njëherazi SPAK që ka ngritur akuza për të katërt shton se elektricistët falsifikuan të dhënat në procesverbalët e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe se Tafxhafa i premtoi një shtetaseje strehim kundrejt votës

Seanca e radhës është në 23 korrik dhe pritet që avokatët të parashtrojnë provat dhe kundërshtimet e tyre. Ndërkohë Memolla vazhdon detyrën e kryebashkiakut pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA