Një modele e njohur bukurie në rrjet ka vdekur para kohe nga një atak i papritur kardiak në jahtin ku po kalonte pushimet në bregdetin e Maltës.
36 vjeçarja Farah El Kadhi, ishte dërguar me urgjencë në spitalin Mater Dei Hospital në qytetin port të Msida, në lindje të ishullit, pasi ishte gjetur e pajetë në jaht më 17 qershor.
Shkaqet e atakut kardiak mbeten të paditura teksa e reja nuk kishte shfaqur më parë probleme shëndetsore.
Rrjeti Daily Mail, shkruan se Farah, e diplomuar si arkitekte, kishte postuar mjaft foto nga bordi i jahtit të parkuar në postin turistik maltez.
Mediat vendase thonin se trupi i gruas së ndjerë që kishte ardhur për një javë pushime, nuk kishte asnjë shenjë dhune.
Ato shtonin se një autopsi do të kryhet nga mjekësia ligjore për të përcaktuar sa mundet shkaqet e vdekjes nga ataku i papritur kardiak.
Farah ishte lindur në Tunizi dhe jepte këshilla bukurie e promocione për ndjekësit e shumtë në llogaritë e saj në rrjetet sociale.
Kolegia e saj tuniziane Soulayma Hneynia, e cila jeton në Maltë dhe ka marrë pjesë në disa programe televizive ‘reality-show’, raportohet se ishte e para që dha alarmin kur nuk po arrinte të kontaktonte me El Kadhi.
Ajo shkruante se Farah ishte një ‘person i mrekullueshëm’ e njohur për bujarinë e dashamirësinë.
E ndjera përdorte rrjetet e saj për të promovuar kompani makijazhi për rreth 1 milionë ndjekësit, që i bënin homazhe të shumta pas njoftimit të vdekjes, shkruan rrjeti Daily Mail.
Hetimet vijojne.
Top Channel