Mbappe motivon Francën: Le të argëtohemi dhe të luajmë pa frikë!

20/06/2024 08:55

Teksa pret të dijë nëse do të mund të luajë të premten kundër Holandës, Federata Franceze e Futbollit ka publikuar një video të regjistruar në dhomat e zhveshjes, ku shihet Kylian Mbappe duke luajtur rolin e tij si kapiten dhe motivues i skuadrës.

Mbappe u kërkon shokëve të skuadrës që të argëtohen dhe të luajnë pa frikë.

“Nuk duhet të kemi frikë nga asgjë, le të luajmë. Nëse luajmë, çdo gjë do te rregullohet”-thotë Mbappe.

Për fatin e tij të keq, përplasja me një mbrojtës austriak i shkaktoi thyerje të hundës, e cila rrezikon praninë e tij në ndeshjet e radhës. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA