Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Levan-Tepelenë”.

Policia sqaron se rreth orës 12:20 shtetasi P. A., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA