Hetimi te Magjistratura! Padia penale ndaj Arben Rakipit, SPAK ia kalon çështjen Prokurorisë së Tiranës

20/06/2024 19:44

Kur hetimi administrativ i shkollës së magjistraturës nuk është bërë ende publik, prej nga ku do të kuptohet se e kujt ishte përgjegjësia gjatë provimit për gjyqtarë e prokurorë, SPAK konfirmoi se kjo çështje nuk mund të hetohet nga prokurorët e posaçëm.

Për shkaqe mos kompetence, SPAK ja ka përcjellë denoncimin prokurorisë së Tiranës. I pyetur nga Top Channel në kulmin e një debati të ndodhur edhe në KLP për dritë hijet e provimit në shkollën e magjistraturës SPAK deklaron se “pas verifikimeve të kryera në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kallëzimi penal i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion kundër shtetasit Arben Rakipi, me detyrë Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me këtë kallëzim penal është vendosur të dërgohet për kompetencë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 02.05.2024. Ky version i SPAK hedh poshtë qëndrimin e nën kryetarit të KLP Tartar Bazaj i cili gjatë një mbledhjeje për vlerësimin e fituesve në këtë garë të cilët do të ndjekin shkollën për prokurorë, kërkoi pezullim të procesit mbasi çështja ishte nën hetim nga SPAK. Por në kohën kur u konfliktua me anëtarët e KLP, rezulton se prej javësh sakaq SPAK kishte marrë një vendim dhe nuk ishte i angazhuar në këto verifikime. Problemet për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm u shfaqen në fazën e parë të provimit mbas një defekti në pajisjen Scantron. Konkurrentët e kontestuan procesin, ndërkohë që akuzave ju është përgjigjur shkolla e magjistraturës që duke shprehur shqetësimin i konsideroi deklaratat si një sulm ndaj pavarësisë së saj dhe që synonte të hidhte balte mbi gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA