Pasa përfundimit të Europianit me Shqipërinë, Kristjan Asllani është gati që të fokusohet për të sezoni i ardhshëm, që ndoshta nuk mund të jetë më te Interi.
Edhe pse mesfushori shqiptar e ka treguar shpesh se është i lumtur te zikaltrit dhe se nuk do të largohet, duke se një ofertë e bujshme po i tundon drejtuesit e kampionëve të Italisë për të mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin.
Siç raporton “Interlive.it”, Tottenham ka shfaqur një interes të fortë për 22-vjeçarin shqiptar dhe ka gati një ofertë bindëse për Interin.
Drejtuesit kërkojnë një shumë prej 35-40 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin e talentuar, teksa Spurs janë gati që t’i ofrojnë zikaltërve mbrojtësin rumun, Dragusin. Interi prej kohësh është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe duket se Tottenhami është gati të përfitojë nga kjo situatë për t’i rrëmbyer Asllanin klubit zikaltër.
Top Channel