Balerina ruso-amerikane përballet me burg për donacionin $50 për Ukrainën (fotot)

20/06/2024 16:31
Ai e përshkruante atë si një "ruse krenare, që nuk i shikon lajmet”.

Një balerinë nga SHBA që është etiketuar si “spiune” nga Kremlini është paraqitur sot në gjyq në Rusi ne hapjen e procesit të saj pas disa muaj e burgosur per ‘tradhti’.

Balerina ruso amerikane akuzohet si “spiune amerikane” dhe përballet me 12 deri në 20 vjet burg nëse gjykata e Ekaterinburg e shpall fajtore për të gjitha akuzat.

32-vjeçarja Ksenia Karelina, akuzohet se ka bërë një donacion $51.80 në një organizatë që jep ndihma bamirësie për Ukrainën, por Moska thotë se ato shkojnë ne fakt për ushtrinë e Ukrainës.

Ksenia e cila ka qytetari të dyfishtë dhe prej dhjetë vjetësh jeton në SHBA, u arrestua gjatë një vizite te familjarët e saj në Rusi.

Gjyqi po zhvillohet i mbyllur për publikun por mediat kishin marrë një foto të saj prapa bankës së xhamtë të të akuzuarve.

Karelina është mes disa shtetasve amerikanë të ndaluar në Rusi, të cilët dyshohen se po përdoren si pengje politike.

Ajo raportohet se e kishte siguruar të dashurin se nuk kishte problem të kthehej në Rusi por pak pas mbërritjes u hetua fillimisht për ‘huliganizëm’ e më pas për ‘tradhti’, me donacionin për Ukrainën.

Karelina, e cila punon si estetiste në Los Angeles përveç punës si balerinë, po gjykohet nga gjyqtari Andrey Mineev, në Sverdlovsk, me seancat e plota që nisin prej 26 qershorit.

CNN raportonte se i dashuri i të akuzuarës, Chris Van Deerden, tha se i kishte dhuruar udhëtimin në Rusi për ditëlindje.

Ai e përshkruante atë si një “ruse krenare, që nuk i shikon lajmet”.

“Shpresoj që Amerika ta rikthejë atë te unë”, tha i dashuri i të ndaluarës, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Një balerinë nga SHBA që është etiketuar si “spiune” nga Kremlini është paraqitur sot në gjyq në Rusi ne hapjen e procesit të saj pas disa muaj e burgosur per ‘tradhti’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA