VIDEO/ Barazim drithërues, Shqipëria merr një pikë në frymën e fundit kundër Kroacisë

19/06/2024 16:57

Shqipëria ka marrë një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11’ me anë të Qazim Laçit pas një goditje me kokë.

Rastet ishin të shumta nga kuqezinjtë me Asllanin dhe Manajn, por pa arritur ta çonin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, kroatët shënuan dy herë në dy minuta me Kramaric dhe një autogol të Gjasulës.

Por ishte pikërisht ky i fundit, i cili në frymën e fundit të gabimit korrigjon gabimin e tij dhe i jep barazimin skuadrës së Sylvinhos.

Kështu Shqipëria shkon në kuotën e një pike në grupin B, po aq sa edhe Kroacia.

REZULTATI:

KROACI 2-2 SHQIPËRI

Kramaric 74′, Gjasula (A.G) 76′ / Laçi 11′, Gjasula 90+5′

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida në barazim!

90+5′ GOOOL SHQIPËRIA 2-2/ Gjasula merr një top në zonë dhe godet me të majtën duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)

90+4′ Daku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në zonë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

90′ Hoxha lëvizi bukur drejt zonës dhe lëshon një predhë me të djathtën, por Livakovic e ndal. Më pas vjen Daku dhe godet me topin që shkon jashtë, por pozicioni i sulmuesit ishte i parregullt.

85′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Ramadani, në vendet e tyre futen Daku dhe Hoxha.

84′ Dy zëvendësime të tjera te Kroacia. Largohen Perisic dhe Kramaric, në vendet e tyre futen Sosa dhe Baturina.

76′ Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

76′ GOL KROACIA 2-1/ Pas një rrëmuje në zonë, Gjasula çon topin në rrjetën e tij. (VIDEO)

74′ GOL KROACIA 1-1/ Kramaric lëviz mirë në zonë dhe me të djathtën e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

72′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe në vendin e tij futet Gjasula.

69′ Zëvendësim te Kroacia. Largohet Petkovic dhe në vendin e tij futet Budimir.

67′ Bajrami hyn drejt zonës dhe lëshon një predhë me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

64′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Asani dhe në vendin e tij futet Seferi.

63′ Asllani godet nga distanca, me topin që ndalet në duart e Livakovic.

61′ Perisic tenton nga distanca me topin që devijohet, teksa Strakosha arrin ta ndalë sërish.

57′ Petkovic godet me kokë, por topi devijohet nga Ajeti dhe shkon në këndore.

53′ Kovacic provon me një gjuajtje nga distanca, që devijohet, por Strakosha tregohet i vëmendshëm dhe e ndal.

50′ Sucic godet nga brenda zonës, por Strakosha ndërhyn në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin kroatëve.

46′ Ka dy zëvendësim te Kroacia. Largohen Majer dhe Brozovic dhe në vendin e tij futen Pasalic dhe Sucic.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Manaj tenton me kokë, por topi ndalet nga Livakovic.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Majer godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

38′ Brozovic godet nga distanca, por Strakosha e kontrollon pa probleme në duar.

31′ Asllani merr një top në zonë nga Asani dhe i vetëm me portierin ndalet nga Livakovic.

29′ Hysaj provon me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës.

20′ Brozovic tenton me një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

15′ Bajrami hyn në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij devijohet nga Livakovic.

11′ GOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Laçi godet me kokë pas një krosimi të Asanit dhe ndëshkon kroatët. (VIDEO)

4′ Manaj lëviz bukur në hyrje të zonës, por nuk arrin dot të godasë me topin që largohet nga Livakovic.

1′ Shkelmohet topi i parë në Hamburg!

FORMACIONET ZYRTARE:

KROACIA: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.

Trajner: Zlatko Dalic

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

Trajner: Sylvinho

Top Channel