Tritol makinës së efektivit në Shkodër/ Lënda plasëse e vendosur tek goma e pasme e automjetit të parkuar në oborr (PAMJET)

19/06/2024 07:56

Lëndë plasëse i është vendosur makinës së një efektivi policie në Shkodër.

Sipas policisë, rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, në automjetin e policit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Forcat e Policisë vijojnë kontrollin në zonë, ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA