“S’dua të përfaqësoj një vend që nuk korrespondon me vlerat e mia”, lideri francez i ekstremit të djathtë kritikon Mbappe-në, Bardella: Më vjen turp që…

19/06/2024 08:23

Lideri francez i ekstremit të djathtë, Jordan Bardella ka kritikuar futbollistin Kylian Mbappé për thirrjen e tij për të rinjtë që të votojnë kundër “ekstremeve” në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji.

“Kam shumë respekt për futbollistët tanë, qofshin Marcus Thuram apo Kylian Mbappé , të cilët janë ikona të futbollit dhe ikona për të rinjtë… Por ne duhet të respektojmë francezët, duhet të respektojmë votën e të gjithëve”, tha Bardella për CNews TV të martën sipas The Guardian.

“Kur je me fat që të kesh një rrogë shumë, shumë të madhe, kur je një multimilioner … atëherë më vjen paksa turp të shoh këta atletë… u japin mësime njerëzve që nuk ia dalin dot më, që nuk ndihen më të sigurt, të cilët nuk kanë mundësi të jetojnë në lagje të mbrojtura nga agjentët e sigurisë.”

Në prag të ndeshjes hapëse të Francës në Euro 2024 , e cila po zhvillohet mes trazirave politike pas vendimit tronditës të presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme, Mbappé paralajmëroi të dielën se “ekstremet po trokasin në dyert e pushtetit”.

Komenti i kapitenit të Francës pasoi një ndërhyrje nga sulmuesi i skuadrës Thuram, i cili i kishte nxitur njerëzit të “luftonin çdo ditë” për të parandaluar RN, një parti euroskeptike, anti-emigracion, të fitonte fuqi.

Mbappé nuk e përmendi RN-në, por tha se ai mbështet të njëjtat vlera dhe pozicion si Thuram.

“Kylian Mbappé është kundër pikëpamjeve ekstreme dhe kundër ideve që ndajnë njerëzit. Unë dua të jem krenar që përfaqësoj Francën; Unë nuk dua të përfaqësoj një vend që nuk korrespondon me vlerat e mia, apo vlerat tona”, tha Mbappé.

Kjo thirrje u kritikua menjëherë nga RN. Bardella po fliste një ditë pasi Franca fitoi ndeshjen hapëse të Euro 2024, në të cilën Mbappé pësoi një hundë të thyer .

Ndërkohë, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, tha në një konferencë për shtyp në kampin e skuadrës në Gjermani se lojtarët ishin të lirë të shprehnin mendimet e tyre. Ai u bëri thirrje partive politike që të mos i përdorin këto komente në dobi të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA