Rama publikon pamje nga kantieri i Urës së Bilçës: Do ta kthejë zonën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s

19/06/2024 08:30

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Urës së Bilçës në Berat.

Kreu i qeverisë thekson se kjo urë është një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthejë Bilçën në një lagje më vete të Beratit, duke hapur një prespektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave.

“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Urës së Bilçës në Berat, një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthejë Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s, duke hapur një prespektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Top Channel