
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të tifozëve kuqezinj në rrugët e Hamburgut.
“Hamburgu kuqezi❤️?
Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike???”, shkruan Rama.
View this post on Instagram
Mijëra shqiptarë ndodhen sot në Hamburg në mbështetje të Kombëtares në sfidën me Kroacinë në Euro 2024.
Hamburgu sot është veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa ia kanë marrë valles me veshje popullore në rrugët e qytetit gjerman.
Shqiptarët kanë vërshuar nga të gjithë anët e globit, për të qenë aty, në mbështetje të kombëtares tonë.
Top Channel