08/11 22:26
Një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 26 vitesh në Selanik.
E bija, e cila aktualisht është 32 vjeç, ka rrëfyer se ka rënë pre e dhunës seksuale nga i ati që në moshën 6-vjeçare.
Ajo ka dëshmuar se hera e parë e ngacmimit ishte në vitin 1998, sipas medias së huaj.
Më pas kjo ka ndodhur në gusht të vitit 2023 dhe së fundmi në qershor të këtij viti.
Ajo i tha policisë se babai i saj 70-vjeçar u përpoq ta përdhunonte edhe në mars të vitit 2024-ës.
Mësohet se 70-vjeçari vuan nga probleme të rënda shëndetësore ndërkohë që të dy jetonin në të njëjtën banesë.
Top Channel