Formacioni më i mirë dhe më i keq pas raundit të parë, “shpëtojnë” kuqezinjtë

19/06/2024 10:55

Raundi i parë u ndeshjeve në grupe të Euro 2024 përfundoi me me takimin Portugali – Çeki 2-1. “Tuttumercatoweb”, në bazë të raporteve të përpiluara nga gazetarët e tij, ka krijuar formacionin Top (më të mirët) dhe atë Flop (ata që zhgënjyen) të ndeshjeve të para.

Tre lojtarë janë lojtarët në garë për çmimin e më të mirit: Njëri prej tyre luan në Itali, Aebischer i Zvicrës, Jamal Musiala, një kandidat i madh për t’u bërë protagonist i turneut dhe së fundi Arda Guler, “ylli” i Turqisë, e ardhmja dhe Realit të Madridi.

Italia përfaqësohet në formacionin Top nga Riccardo Calafiori dhe Nicolò Barella, ndër protagonistët e fitores me përmbysje ndaj Shqipërisë. Midis lojtarëve të Serisë A është Maignan i Francës në versionin SuperMike. Hancko ishte perfekt në suksesin e Sllovakisë kundër Belgjikës dhe Morata vlerësohet për paraqitjen ndaj Kroacisë.

Ky është formacioni Top 4-3-3, me trajner gjermanin Julian Nagelsmann:

Formacioni Top

Mike Maignan (Francë) 7

Dani Carvajal (Spanjë) 7

Riccardo Calafiori (Itali) 7.5

David Hancko (Sllovaki) 7

Erik Janza (Slloveni) 7

Jamal Musiala (Gjermani) 8

Michel Aebischer (Zvicër) 8

Nicolò Barella (Itali) 7.5

Arda Guler (Turkiye) 8

Forian Wirtz (Gjermani) 7.5

Alvaro Morata (Spanjë) 7

Ana tjetër e medaljes përfaqësohet nga ata që patën një debutim makthi. Momenti kyç, kartoni i kuq i Ryan Porteous, i cili përfundimisht i hapi dyert goleadës së Gjermanisë.

Jo se gjërat shkuan mirë më parë dhe në fakt përfaqësimi skocez është mjaft i madh me pesë lojtarë të pranishëm. Midis shtyllave ukrainasi Lunin, fajtor për dy nga tre golat e Rumanisë.

Të pafat Wober dhe Hranac, autogolat e të cilëve hapën rrugën për Francën dhe Portugalinë. Rafa Leao pa dyshim që nuk bëri paraqitjen e duhur, pasi nuk e shfrytëzoi shansin që i dha Roberto Martinez. Fakti që pasi u zëvendësua, portugezët përmbysën ndeshjen kundër Çekisë, e përkeqëson pozitën e tij.

Në këtë formacion nuk ka asnjë lojtar shqiptar, pavarësisht humbjes dhe lojës jo fort bindëse ndaj Italisë.

Ky është formacioni Flop, 4-3-3, me trajner skocezin Steve Clarke:

Formacioni Flop

Andrij Lunin (Ukrainë) 4.5

Kieran Tierney (Skoci) 4.5

Ryan Porteous (Skoci) 4

Maximilian Ëöber (Austri) 4.5

Robin Hranac (Republika Çeke) 4

Scott McTominay (Skoci) 4.5

Callum McGregor (Skoci) 4.5

Sebastian Szymanski (Poloni) 5

Che Adams (Skoci) 4.5

Andrej Kramaric (Kroaci) 5

Rafael Leao (Portugali) 5./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA