Dumfries i premton besnikëri Interit: Është familja ime, do të rinovojmë

19/06/2024 09:19

Denzel Dumfries është shndërruar në një çështje te Interi, pasi ka kontratë deri në verën e 2025-ës dhe zikalrit janë të predispozuar ta shesin, nëse nuk zgjatin bashkëpunimin brenda muajit korrik.

Vetë anësori holandez ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar situatën, teksa ndonëse ka pranuar se i pëlqen Premier League, ka theksuar se është i dashuruar me klubin zikaltër dhe po negociojnë rinovimin.

“Të gjithë e dinë dëshirën time për të luajtur një ditë në Premier League, por zemra ime është në Milano dhe po negociojmë rinovimin me Interin. Folëm më herët, por asokohe klubi ishte në vështirësi ekonomike. Tani ka ardhur një shoqëri e re dhe do të diskutojmë për rinovimin gjatë ose pas Europianit. Jam i bekuar që u transferova te Interi, ku kam fituar 6 trofe në 3 vite dhe jam vërtetë i lidhur me këtë klub. Unë dhe familja ime ndihemi mjaft mirë në Milano dhe duam të qëndrojmë gjatë”, u shpreh Dumfries./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA