Dorian Alia dhe Dritan Nano, dy nga pesë të hetuarit për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mbeten në qeli.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për Alinë dhe Nanon.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, të kryera në bashkëpunim.

Dritan Nano e Dorian Alia, në bashkëpunim me Drivald Alinë, Elidon Kusajn dhe Romario Tabakun, që vijojnë të jenë në kërkim, dhunuan avokatin në 29 maj, jashtë kopshtit 31, ku ai la fëmijën.

Konflikti, sipas hetimeve ndodhi pasi klienti Dritan Nano nuk pranoi të respektonte kontratën e firmosur, pasi avokati i përfaqësoi dhe fitoi në gjykatë gjyqin civil për një tokë.

Si pasojë e goditjeve të forta në kokë, Mëngjesi qëndroi në koma për 15 ditë dhe aktualisht vijon të jetë nën kujdesin e mjekëse, në një spital të Athinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA