Leao thyen heshtjen pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin Olimpiko mes tij dhe trajnerit Allegri
Shqipëria do të luajë më 19 qershor në Hamburg të Gjermanisë kundër Kroacisë në orën 15:00 në “Volksparkstadion”.
Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet e 15 qershorit: Kroacia 3-0 kundër Spanjës në Berlin dhe Shqipëria 2-1 kundër Italisë në Dortmund.
Kroacia merr pjesë për të 7 herë në Europian. Ka arritur dy herë në çerekfinale, në debutimin në vitin 1996 dhe së fundmi në 2008-ën.
Nën drejtimin e trajnerit Zllatko Daliç, i cili është në krye të skuadrës nga 2017-a, Kroacia përfundoi e dyta pas Anglisë në Grupin D në Euro 2020, para se të humbiste 5-3 pas kohës shtesë me Spanjën në raundin e 1/16-ve.
Kroacia u kualifikua në Euro 2024 si vendi i dytë i Grupit D, pas Turqisë, duke përfunduar me 16 pikë: 5 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.
Kjo është pjesëmarrja e dytë e Shqipërisë në Europian, pas debutimit në “Euro 2016”, ku humbi 1-0 ndaj Zvicrës dhe 2-0 kundër Francës dhe fitoi 1-0 kundër Rumanisë, me gol të Armando Sadikut. Skuadra nën drejtimin e De Biazit në atë kohë, përfundoi e treta në Grupin A.
Shqipëria u rendit e 4-ta në kualifikueset e “Euro 2020”, me 13 pikë, pas Francës (25 pikë), Turqisë (23) dhe Islandës (19).
Shqipëria e nisi fushatën kualifikuese 2024 me humbjen 1-0 në Poloni, por më pas arriti 4 fitore dhe 3 barazime, duke e mbyllur Grupin E me 15 pikë.
Top Channel