23/11 20:33
Tifozat Kuq e Zi janë gati për të mbështetur Kombëtaren në ndeshjen e radhës në “Euro 2024”, përballë Kroacisë, që luhet në Hamburg.
Ashtu sikurse në ndeshjen e parë, ku tifozët mbushën rrugët e Dortmundit, duke na emocionuar të gjithëve me atmosferën e krijuar, edhe të mërkurën, kuqezinjtë do të bëhen bashkë në Hamburg.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, grupi TKZ njofton se do të mblidhen që në orën 09:00 të mëngjesit në “Jan-Fedder-Promenade”, për të marshuar më pas drejt stadiumit ku do të luhet ndeshja.
Top Channel